19:54 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Melindës i dështon mbrëmja në Suedi, njerëzit nuk shprehin interesim për t’i shkuar në koncert

Është një prej rep-artisteve më aktive kur vjen puna tek mbajtja e koncerteve, qoftë brenda apo jashtë Kosovës.

Melinda Ademi shquhet si një prej artisteve shqiptare që ‘e mbushë’ “Insta Story-n” e saj me video e fotografi nga aktivitetet kudo që i mbanë.

Jo rrallëherë na ka rënë ta shohim duke u mburrur me prezencën e madhe të njerëzve në mbrëmjet e saj, ndonëse një prej tyre nuk e kishte publikuar.

Është fjala për një mbrëmje që e ka mbajtur në Suedi e cila ka dalë të jetë dështim në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndonëse hapësira e kulubit nuk ishte edhe aq e madhe, shkaku i numrit të vogël të njerëzve ajo duket sikur të ishte pothuajse e boshatisur.