16:54 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Melissa: Besoj se Jennifer Aniston dhe Brad Pitt do të mbesin gjithmonë miq

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston janë bërë miq pas divorcit të tyre në 2005, dhe tani, mikesha Melissa Etheridge ka folur për miqësinë e tyre.

“Oh, ju e dini çfarë? Unë i doja bashkë Brad dhe Xhenin, ata ishin të bukur”, tha ajo.

“Unë besoj se ata do të mbesin gjithmonë miq, sepse ata janë dy njerëz shumë të veçantë që mund të kalojnë gjithçka. Shpresoj vetëm që miqësia e tyre të zgjasë”, vazhdoi ajo.

“Sigurisht që kujtoj ditët kur ata ishin bashkë, ishin ditët e lavdisë”, përfundoi ajo.