23:00 / E Diele, 11 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Meliza Haradinaj: Në rrafshin ndërkombëtar, Kosova nuk duhet të ketë opozitë të brendshme. Mjaft e kemi Serbinë!

Këshilltarja e kryeministrit, Ramush Hardinaj, Meliza Hardinaj-Stublla ka reaguar lidhur me raportimin për deklarimet e zv/kancelarit austriak, lidhur me veriun e Kosovës.

Hardinaj-Stublla ka thënë se kjo deklaratë është keqinterpretuar dhe se nuk e kupton pse disa individë po i gëzohen pa masë nga fabrikimet e pabaza të  medieve të Serbisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Për ‘mendjet e ndritura’ dhe ‘zërat e arsyes’ kosovare lidhur me gëzimin e tyre për intervistën e keqinterpretuar e keqpërkthyer nga gazeta ‘Politika’ e Serbisë

Menjëherë pas titullit dhe intervistës së lansuar nga mediet e Serbisë, reagoi zëdhënësi i zëvendës Kancelarit austriak Martin Giler i cili citohet si në vijim:

“Strache nuk e ka thënë ashtu. Austria ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, dhe që nga atëherë, ka qenë përkrahëse aktive e Kosovës. Austria përkrah perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Ky është qëndrimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk do t’a ndryshojë këtë.”

Nuk po e kuptoj pse disa individë gëzohen pa masë nga fabrikimet e pabaza të mediave të Serbisë. A e dini që për sa i përket Politikës së Jashtme për dhe rreth Kosovës, NUK duhet të ketë opozitë sepse mjaft e kemi Serbinë?!!!! Kujt po i shërbeni?

Ja edhe linku origjinal. Mundeni me e perkthy në google translate ju ‘mendjet e ndritura.’ Good luck.

https://apps.diepresse.com/amp/?id=5369893