11:59 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / C E

Memli Krasniqi e kujton Bllazheviqin: Faleminderit dhe pusho në paqe, mjeshtër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka kujtuar trajnerin legjendar, Qiro Bllazheviq përmes një postimi në rrjetet sociale.

Trajneri kroat ndërroi jetë në mëngjesin e sotëm, një ditë pa i mbushur 88 vjet, ndërsa kanë nisur ngushëllimet e shumta dhe kujtimet për karrierën dhe për veprën e ish-trajnerit të Prishtinës.

Krasniqi thotë se Bllazheviq e ka një vend meritor në historinë e sportit kosovar.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij:

Në vitin 1985, pasi kishte fituar titullin e kampionit të Zvicrës me Grasshopper, Miroslav “Çiro” Blazheviç mori drejtimin e KF Prishtinës. Brenda pak muajsh, ai jo vetëm që e siguroi mbijetesën e Prishtinës në ligën e parë të asaj kohe, por e shndërroi edhe në institucion të krenarisë tonë kombëtare.

Sot, dy ditë pa i mbushur 88 vjet, Çira ndërroi jetë, për t’u ribashkuar në amshim me yllin tonë Fadil Vokrri, e duke lënë mbrapa një mal me suksese e të arritura.

Për Prishtinën, Kosovën dhe shqiptarët, ai do të mbetet përgjithmonë një titan me vend meritor në historinë e sportit tonë.

Faleminderit dhe pusho në paqe, mjeshtër!