Memli Krasniqi prezanton listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë: Me ekipin fitues të prirë nga Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/11/pdkk.png)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Lideri i PDK-së, përmes një video-adresimi, është shprehur se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.
“Mbi 50% e listës së kandidatëve tanë janë pjesë e garës për herë të parë, duke sjellë energji dhe ide të reja në misionin tonë. Dua të shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj liste dhe për ata që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, qoftë edhe në mënyra të tjera të rëndësishme”, tha Krasniqi.
Krasniqi theksoi se suksesi i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit është i garantuar me këtë listë të prirë prirë nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/12/469867382_1005583518278452_2321298235418253684_n-1024x577.jpg)
“Përkushtimi dhe mbështetja juaj janë të pazëvendësueshme për Partinë Demokratike të Kosovës. Urime të gjithë kandidatëve tanë! Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe të prirë nga kandidati ynë për kryeministër, Bedri Hamza, suksesi ynë është i garantuar. Faleminderit, dhe le ta fitojmë këtë betejë së bashku!”, shtoi ai.