15:05 / E Premte, 02 Qershor 2023 / mp

Memli Krasniqi drekë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier: Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pritur në një drekë pune sot në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi ka thënë se bashkë kanë pasur diskutime të frytshme dhe shumë miqësore.

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Takimi i Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Kryetarit të PDK-së, liderit të opozitës, Memli Krasniqi, vjen pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.