09:42 / E Martë, 26 Dhjetor 2017

Memushaj merr oferta edhe nga klubet e Superligës

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj përveç ofertave nga klubet italiane, ai ka marrë një nga Superliga e Shqipërisë.

Sipas mediave shqiptare, Memushaj ka kontakte me klubin e Flamurtarit.

Edhe pse nuk dihet ende çmimi se sa është ofruar, mendohet se shifra është e majme.

Përveç skuadrës shqiptare, Memushajn po e kërkojnë edhe klube si Chievo dhe Frosinone./IndeksOnline/

Mos i humb