12:51 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tregu i transferimeve: Memushaj përfundon në Serie B?

Ledian Memushaj është afër marrëveshjes me skuadrën nga Serie B.

Sipas mediave italiane, futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë është në bisedime me Frosinonen, dhe një transferim i tillë mund të ndodhë gjatë mini-afatit të janarit, transmeton IndeksOnline.

Memushaj i cili u transferua nga Pescara në Benevento, kjo e fundit ka grumbulluar vetëm një pikë në 18 xhiro do ta lë Serie A-n për atë “B”.

Frosinone këtë lëvizje pritet ta bëjë për shkak të lënduarit, Sammarco./IndeksOnline/