14:13 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Menaxherët në Mitrovicë nuk lejojnë mediat të xhirojnë

Në qendrat e votimit në Mitrovicë vazhdon mungesa e materialit zgjedhor edhe shtatë orë pas fillimit të votimit.

Mësohet se janë gjithsej 7 raste të mungesës së materialit zgjedhor.

Përkundër këtij problemi, në Mitrovicë mediat po pengohen të xhirojnë brenda vendvotimeve dhe menaxherët e qendrave të votimit nuk po japin asnjë informacion për ndonjë parregullsi apo përqindjen e qytetarëve që kanë votuar, shkruan rtv21.tv.

Vëzhguesi i Demokracisë në Veprim, Lulzim Hakaj bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë materiale zgjedhore mungojnë, pasi as vetë kryesuesit e vendvotimeve nuk po tregojnë.

Hakaj tha se menaxherët nuk po lejojnë mediat të xhirojnë me arsyetimin kinse KQZ-ja i ka ndaluar. “Ky fakt ka ndodhur vetëm në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, nuk kemi informata që ka edhe në komunat e tjera ku po zhvillohet procesi i balotazhit”, shtoi ai.