Menaxherët nga Turqia sonte të pranishëm në stadium, vëzhgojnë dy yjet e Prishtinës
Sonte do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri” sonte me fillim nga ora, 20:00.
Dhe Gazeta Olle raporton se në stadium sonte do të jenë të pranishëm dy menaxherë nga Turqia, transmeton IndeksOnline.
Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj dhe mbrojtësi, Armend Thaqi janë shënjestrat e menaxherëve turq në sfidën e sotme.
Dy futbollistët në fjalë janë mjaft të talentuar, teksa Bekaj është portier i grupmoshës, U-21 të Kosovës, ndërsa Thaqi u paraqitë njëherë me ekipin senior të Kosovës./IndeksOnline/