20:52 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Menaxheri i Pogbas reagon ashpër pas komenteve të Solskjaer, ‘Shpresoj që ai nuk e mendon Pogban si të burgosurin e tij’

Trajneri i Manchester United kishte bërë disa komente në lidhje me menaxherin e futbollistit të tyre Paul Pogba, duke thënë që futbollisti nuk është pronë e tij por është pronë e Manchester United.

E pas këtyre komenteve ka reaguar edhe menaxheri i futbollistit, Mino Raiola i cili përveq tjerash ka thënë që shpreson se Soskjaer nuk e mendon Pogban si të burgosurin e tij.

“Pogba nuk është i imi dhe dhe sigurt nuk është pronë e Solskjaer. Paul është Paul Pogba. Ju nuk mund të zotëroni një qenie njerëzore tashmë për një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe ose kudo tjetër. Shpresoj që Solskjaer nuk dëshiron të sugjerojë që Paul është i burgosuri i tij”, ka thënë Raiola.

Po ashtu ai vazhdoi të komentoi duke thënë  “Solskjaer duhet të informojë veten për fjalët e mia. Jam i lirë të shpreh mendimet e mia. Deri tani kam qenë ndoshta i mirë për të. Solskjaer duhet të mbani mend vetëm gjërat që ai i tha gjatë verës Pogbas. Mendoj se Solskjaer mund të jetë i irrituar për arsye të ndryshme ….” përfundoi ai. /Indeksonline/.