17:44 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Menaxheri i Vëllaznimit, Besnik Gojani përfaqëson Evropën Juglindore në Senegal

Menaxheri i Vëllaznimit, Besnik Gojani është ftuar në Senegal, si menaxheri i parë i licencuar nga Kosova, që do ta përfaqësojë Evropën Juglindore.

Këtë e ka konfirmuar vetë Gojani. Farnk Bettat, trajner i të gjitha kategorive në Francë do ta mundësojë këtë udhëtim, derisa të dytë së bashku do t’i shpalosin përvojat e tyre për klubet senegaleze.

Gjithashtu, Gojani, do t’i marrë nën menaxhim pesë futbollistë nga ky vend, ku do të angazhohet maksimalisht që t’i sjellë në Evropë dhe t’i ndihmojë ata në zhvillim të karrierës, po ashtu ai ka folur për GazetaBlic.

“Padyshim se është kënaqësi ftesa për mua, por mbi të gjitha përgjegjësi e madhe, me të cilën ndihem krenar. Jam i pari dhe i vetmi nga Evropa Juglindore që do ta përfaqësojë jo veç shtetin tim, por edhe gjithë rajonin. Përveç faktit se do t’i ndihmojë atyre me përvojën time, do të jetë edhe eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, të cilën do ta shfrytëzojë në të ardhmen”, përfundoi menaxheri aktual i Vëllaznimit.