19:49 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Menaxheri Luan Ahmetaj i thur lavde, Elod Gruda nis shkëlqimin në Belgjikë

Luan Ahmetaj – Menxhar i njohur e i dëshmuar i futbollistëve shqiptarë në Europë dhe Botë ka marrë përsipër plasimin e Elod Grudës në klubet famoze futbollistike të Europës.

Elodin, që pejanët e njohin si i jashtëzakonshëm e që fle me topin, Ahmetaj po e shoqëron këto ditë në Belgjikë, duke prekur me të realitetin e pothuaj të gjitha klubeve famoze të atjeshme.

‘Është vetëm 16 vjeç dhe kudo ku e kam plasuar Elodin në grupmoshën e tij, trajnerët ma kanë shtyer që të ngritet në kategori. Tajneri i U 16, pas lojës që Elodi shfaqi, na delegoi, tek U 18, ndërsa ata të U 18, na drejtuan në U 25, që i bie me 7 vite diferencë moshe. Paramendo, kur është malli i mirë, të gjithë të duan, këtu në Belgjikë nuk të shohin a je 30 a 16 vjet, këtu shihet kualiteti, e kualitetin Elod Gruda e ka. Unë po ju them nga Belgjika, prej ku po flas, Elodi është dhe do të jetë lojtari më i mirë i Kosovës. ‘-tha mes tjerash në ‘RADIO 1’ menaxheri i njohur i futbollit Luan Ahmetaj.

Tutje Ahmetaj ka treguar se për Gruden kanë shfaqur interesim klubet e atjeshme dhe se ja kanë vlerësuar tiparet dhe principet.

‘Elodi ka tre elemente të cilat e bëjnë 100 & profesional. Pra, ja ka falur Zoti talentin në të dy këmbët njejtë, ja ka falur kokën për futboll, logjikën dhe e ka familjen e mirë, që i bie edukatën. Jemi të kënaqur shumë në Belgjikë dhe kemi me qëndru këtu sepse ka interesim. JAm në kontakt me shumë klube të Belgjikës dhe ju e dini mirë se Belgjika është më e forta, më e mira për këto kategori.’-shtoi Ahmetaj.

Ndryshe, Elod Gruda, këtë të shtunë nga Federata e Futbollit të Kosovës u dekorua me Mirënjohen ‘Lojtari më i mirë dhe më perspektiv i vitit 2023’, mirënjohje e cila në Pejë jua dorëzua babait të Elodit, Noli Grudës, nga kryetari i Federatës Agim Ademi.

Principi, edukata, kultura e punës dhe mbështetja familjare, ekipore e shoqërore që ja ka ofruar Peja, Elodin e bëjnë figurë premtuese të elitës së futbollit kosovar në Europë e Botë.