75 Mall Live Search
14:30 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Menaxhimi i goditjes akute ishemike

Goditja akute ishemike  është shkaku kryesor i paaftësisë afatgjatë në vendet e zhvilluara dhe një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në  gjithë botën. Në dekadën  e kaluar janë parë përparime të konsiderueshme në opsionet e diagnostikimit dhe trajtimit në dispozicion për të minimizuar ndikimin e goditjes akute ishemike. Hapi i parë kryesor i kujdesi për goditje në tru është identifikimi i hershëm i pacientëve me goditje dhe transporti në qendra më të afërta sa më shpejt që të jetë e mundur , për të kryer trajtimin e duhur. Të dhënat që mbështesin përkujdesjen paraspitalore dhe ato të urgjencës, duke përfshirë përdorimin e protokolleve të shërbimeve urgjente mjekësore për identifikimin e pacientëve. Gjithashtu duhet të  rishikohen protokollet për menaxhimin e parametrave fiziologjikë të pacientëve për të minimizuar vëllimet e infarktit në kohën sa më  afatshkurtër, shkruan IndeksOnline. 

Goditja akute ishemike dhe hemoragjia intracerebrale nuk mund të dallohen klinikisht, dhe trajtimi me trombolitikë është efikas në rastin e parë , kurse  i dëmshëm për rastin e dytë . Prandaj, të gjithë pacientët  të dyshuar duhet të bëjn imazhe emergjente të trurit, dhe në shumicën e situatave një skanim tomografik. Meqë rezultatet janë të varura nga koha, imazhet e trurit duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë ideale brenda 20 minuta nga mbërritja e pacientit. Diskutohet një terapi në zhvillim dhe pyetje për hulumtime në të ardhemn,shkruan IndeksOnline.