08:56 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Menaxhmenti i Postës përkrah kërkesat e punëtorëve

Menaxhmenti i Postës ka bërë të ditur se po përcjell me vëmendje dhe me shqetësim grevën e organizuar nga sindikatat dhe punonjësit e ndërmarrjes.

Gjithashtu është thënë se menaxhmenti  ka paralajmëruar në muajin mars 2018 se nuk do të ketë mundësi të bëj ekzekutimin e pagave të punonjësve e as të paguaj shpenzimet operative të ndërmarrjes, nëse Qeveria nuk e kryen obligimin ligjor qe ka ndaj ndërmarrjes për mbulimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar.

“Për shkak te mosmbulimit të Shërbimit Universal Postar, ne jemi detyruar që për disa muaj radhazi të bëjmë ekzekutimin e pagave  në dy pjesë. Iu kemi dhënë prioritet gradave nga 1-5 ndërsa nga grada 5- 17 pagat janë paguar me vonesë.

Gjithashtu, kemi pasur probleme në pagesat e TVSH-së ndaj ATK-së dhe tani nga kjo e fundit kemi paralajmërime për bllokim të llogarive tona bankare”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se Posta ka krijuar dhjetëra shërbime të reja në ndërmarrje duke ngritur vlerën e kompanisë, por as këto shërbime nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbuluar humbjen që na është shkaktuar nga Shërbimi Universal Postar.

“Kemi bërë shkurtime drastike të shpenzimeve operative deri në rrezikimin e operimit normal të ndërmarrjes.Tani kërkesat e Sindikatave dhe punonjësve të Postes i konsiderojmë të drejta dhe të ligjshme përmes realizimit të të cilave ne do te bëhemi ndërmarrje stabile e vet qëndrueshme në aspektin financiar si dhe do të marrim përsipër edhe shërbime të reja në ndërmarrje”, shtohe tutje në komunikatë.

Ndër të tjerash është thëën se si menaxhment i ndërmarrjes lusin Qeverinë e Kosovës që sa më shpejt të merret me kërkesat e ndërmarrjes sepse çdo ditë vonesë do të jetë me pasoja shumë të rënda për ne, ndërmarrjen dhe imazhin e saj në përgjithësi.

“Ju kërkojmë falje të gjithë konsumatorëve tanë për këto shqetësime por këtë situatë e kemi paralajmëruar kohë më parë përmes shkresave zyrtare dhe prononcimeve publike”, thuhet në përfundim të komunikatës./Indeksonline/