19:54 / E Diele, 12 Qershor 2022 / AR

Mençuria e ushtarëve të UÇK-së, ja si arritën pas rënies së familjes Jashari, t’i bënin thirrje mërgimtarëve për ndihmë

Përveç se disenjoi emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Asllani disenjoi edhe logon e fondit “Vendlindja thërret” dhe gjithashtu krijoi njërën nga panot më të famshme shqiptare.

Asllani në emosionin n’Demos ka treguar se pas logos së UÇK-së dhe rënies heroike të familjes Jashari, u krijua nevoja që të krijoheshin pllakata promovuese për fondin “Vendlindja thërret”. Atëherë, Asllani kishte marrë fotografi nga shokët e tij, që në to ishin shkrepur luftëtarët e UÇK-së të asaj kohe, vitit ’98, dhe disa fotografi të Hamzës e Ademit kur ishin gjallë.

Me mbledhjen e këtyre fotografive, Asllani krijon edhe panon e famshme që sot është njëra ndër fotografit më të famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për këtë:

Përfundi kësaj panoje ishte shkruar “Atdheu në rrezik, vendlindja thërret”, me porosinë që saherë që është atdheu duhej të jepej kontributi në fondin “Vendlindja thërret”, sepse vetëm kështu i ndihmohej atdheut.

E ky slogan kaq domethënës e ka një prejardhje. Asllani ka treguar se ky slogan lindi nga një komunikatë e UÇK-së.

“Ky slogan vjen nga një komunikatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila në atë kohë nuk mund të dilte legalisht se ishte pronare e fondit “Vendlindja thërret”. Ne thonim se Lëvizja Popullore e Kosovës e ka themeluar këtë fond, por nuk mund të thonim se ky është fondi i UÇK-së, sepse në Perëndim do të mbyllej nësë do ta thenksonim këtë gjë”, u shpreh Asllani.

E një mjeshtëri dhe një zgjuarsi të madhe të ushtarëve të UÇK-së e tregon fakti se si ata kishin arritur t’i bënin diasporës thirrje për ndihmë me një fjalë detyrimisht të koduar.

“Për t’i ikur këtij varianti, atëherë në një nga komunikatat e UÇK-së, për t’ju bërë thirrje bashkëatdhetarëve që të kontribojnë në fondin “Vendlindja thërret” është gjetur mjeshtrisht një gjuhë e cila duke lënë të rrjedh një fjali u është drejtuar bashkëatdhetarëve për ndihmë. “Atdheu në rrezik, vendlindja thërret”, ndodhej brenda asaj komunikate, dhe pikërisht këtë e kemi marrë dhe e kemi vendosur në atë pano dhe është shpërndarë më qindra mijëra kopje gjithandej botës”, tha disenjuesi i emblemës.

Përkundër përpjekjeve për t’i ndihmuar vendit, prap se prap u tha se ky fond ishte keqpërdorur nga antarët e tij. Por këto pretendime për Adnan Asllanin janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë aspak. Sipas tij, kryetari i këtij fondi i cili ishte Jashar Salihu ka qenë një burrë tejet shumë i thjeshtë dhe se gjatë tërë jetës së tij, e kishte parë vetëm me një palë rroba. Asllani gjithashtu si kundër-argument për këto pretendime tregoi edhe veprimtarin atdhedashëse të Jashar Salihut.

“Jashar Salihu ka qenë një burrë nga Gjakova, një veprimtar i jashtëzakonshëm, i thjesht sa s’ka më, e i zoti që të kryej punë të mëdha. Ka qenë kryetar i fondit “Vendlindja thërret”, por me sa e mbaj në mend ai ka pasur vetëm një palë rroba. Gjatë tërë kohës unë e mbaj në mend vetëm me ato. Ka qenë një pallto me ngjyrë të kaltërt, me vija paksa më të qelta. Ai ka qenë shumë i thjesht, atë nuk ke mundur ta takosh në asnjë restorant, ashtu si shumicen prej nesh. Ai ushqimin e ka blerë në shitoret më të lira, është ushqyer dhe parat e kursyera i ka dorëzuar në fondin “Vendlindja thërret”. Sot e kësaj dite, Kosova ia ka borxh një monografi, sepse është thënë shumë pak për Jashar Salihun. Ai është ai që ka koordinuar gazetarët e perendimit që të vijnë në Kosovë, ka mbajtur komunikim me të gjitha mjetet e komunikimit meqenëse ai ka qenë edhe profesor i gjuhes angleze, ka ditur të komunikoj në anglisht. Jashari, gazetarin e BBC, i cili ka bërë xhirimet në Prekaz gjatë sulmit kundër familjes Jashari, ka ardhur përmes Jashar Salihut, dhe shumë gazetarë të tjërë që kanë bërë intervistë me Fehmi Lladrovcin e shumë ushtarë tjerë kanë ardhur përmes Jashar Salihut”, tha Asllani.

Kjo është videoja e heroit Fehmi Lladrovci e cila falë Jashar Salihut dhe falë gazetarit të BBC u jetësua përherë e mot:

Në fund, ai bëri thirrje që secili që dyshon të ketë pasur keqpërdorim të këtij fondi t’u drejtohet organeve të rendit.

“Unë nuk besoj që ka pasur keqpërdorim të fondit “Vendlindja thërret”. Ka mundur të mos ketë ndonjëherë transparencë jo të duhur për shkak të natyrës së fondit me të cilin janë blerë mjete edhe më specifike, por unë nuk e besoj. Unë nuk jam marrë specifikisht me administrimin e fondit, por që të hedh ndonjë dyshim se fondi është keqpërdorur, duhet të ketë fakte. Më shumë më dukën llafe që njerzit i hedhin andej e këndej. Megjithatë, nese ka diçka konkrete është Prokuroria, sot Kosova është e lirë dhe secili mund të iu drejtohet asaj për dyshime të keqpërdorimit të fondit”, u tha.