12:07 / E Mërkurë, 07 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mendim Sojeva, i dyshuar për dallavere me mëditje në AKPM – i ngrihet aktakuzë!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për ish-drejtorin që ushtronte pozitën e shefit të Divizionit të financave dhe buxhetit në AKPM, Mendim Sojeva.

Raportohet se i dyshuari si person zyrtar në vazhdimësi, në periudhën kohore prej vitit 2014 deri në fund të muajit mars 2018, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka përvetësuar pasurinë e luajtshme.

Indeksonline kishte raportuar para dy vitesh rreth arrestimit të Sojevës.