10:19 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / MSH

Mëngjesi në Veri nis me parulla në mure dhe rrugë

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka njoftuar se mëngjesi i sotëm në veri të Mitrovicës, siç kanë lajmëruar aktivistët e Institutit, ka aguar me shkrime të ndryshme nepër mure dhe rrugë si dhe në përmendorën e “Car Llazarit”.

“Nuk ka dorëzim – Brigada e Veriut”! “Këtu jemi” ! “Është obligim i secilit të refuzoi”!”, janë grafitet të cilat janë shfaqur sot në mëngjes nëpër rrugët dhe muret e ndërtesave në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Sheholli.