14:58 / E Premte, 23 Mars 2018 / indeksADMonline

Mëngjesi nxjerr jashtë plazhit në Australi 150 balena të ngordhura (Video/Foto)

Banorët dhe turistët në Australinë perëndimore sot janë shokuar nga ajo që kanë parë kur janë zgjuar në mëngjes.

Siç raportojnë mediat atje, rreth 150 balena janë gjetur të ngordhura në breg të detit, transmeton Indeksonline.

Një grua ka thënë se fillimisht kur arritën në plazh menduan se të gjitha ishin të ngordhura, por pastaj panë disa që po lëviznin.

Ndërkohë që rojet bregdetare kanë paralajmëruar njerëzit që mos të hyjnë në ujë, pasi që frikësohen se disa peshkaqenë vdekjeprurës kanë sulmuar balenat.

Shpëtuesit me vinça kanë arritur të shpëtojnë gjashtë balena dhe ti kthejnë në detin e hapur.

Një balenë peshonte deri në katër tonë, prandaj dhe transportimi i tyre ishte i vështirë. /Indeksonline/