11:23 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mentaliteti shqiptar në Londër, Granit Xhaka mund ta pësojë rëndë

Arsenali po kalon në një moment shumë të keq si me rezultate, ashtu edhe me disiplinë.

Trajneri Unai Emery, ka probleme me Mesut Ozilin, por tani i është shtuar edhe Granit Xhaka.

Ylli shqiptar bëri një gjest të pahijshëm në ndeshjen kundër Crystal Palaces, shkruan Indeksonline.

Ai është fishkëlluar nga tifozët, derisa po zëvendësohej pasi po ecte shumë ngadalë, derisa përgjigjja e tij ka qenë jo e mirë.

Xhaka pasi u është drejtuar tifozëve me gjeste fyese, ka zhveshur fanellën dhe është drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Pas këtij veprimi, mesfushori i Zvicrës mund të dënohet shumë rëndë.

Atij pritet t’i merret shiriti i kapitenit, të mbetet në stol ose jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe të sanksionohet në pagë ose me një gjobitje. /IndeksOnline/