11:23 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Mentor Mazrekaj kalon në kampionatin e Maqedonisë, i bashkohet skuadrës shqiptare

Futbollisti kosovar, Mentor Mazrekaj, i është bashkuar skuadrës shqiptare nga Maqedonia, FC Struga.

Mazerekaj pasi u largua nga skuadra e Laçit, i është bashkuar Struga Trim Lum, ku ka nënshkruar kontratë një vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti prishtinas do të jetë nën urdhërat e trajnerit Shpëtim Duro, dhe beson se nuk do ta ketë të vështirë adaptimin te skuadra e Struga Trim Lum.

“Shpresoj se do të adaptohem shpejtë këtu. Një mikëpritje e ngrohtë që në ditën e parë bënë që të besoj këtë gjë, ndërsa gjithashtu besoj se me eksperiencën time do të ndihmojë skuadrën fillimisht në garat europiane, aty ku kemi luajtur edhe bashkë me profesor Duron, por gjithsesi edhe në kampionat, ku me epitetin e kampionit, do ta kemi paksa më të vështirë, pasi tashmë gjitha skuadrat do shohin me sy ndryshe ndaj nesh, megjithatë neve jemi kampion dhe si të tillë besoj se edhe sezonin e ri do luajmë një rol të rëndësishëm në Ligën e Parë” , ka thënë Mazrekaj pas prezantimit te Struga./IndeksOnline/