17:10 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Mënyra efektive si të përdorni aspirinën për lulet dhe bimët

Aspirina është ilaçi që gjendet në shtëpinë e çdo shqiptari, pasi për vite me rradhë kur në treg nuk qarkullonin medikamente dhe për shqetësimin e vogël, të gjithë gjenin shpëtim tek aspirina.

Veç dhimbjes së kokës, dhëmbit, muskujve e përdorimeve të tjera për bukurinë që Living ka ndarë me ju, aspirina mund të përdoret dhe në kopshtari.

E çuditshme se sa shumë përdorime gjen një medikament i vetëm e kjo vetëm falë enzimave aktve tejet të fuqishme të saj.

Lexoni më poshtë 7 mënyra si mund ta përdorni aspirinën për lulet e bimët tuaja.

1. Aspirina forcon rrënjët
Kur transplantoni lule apo bimë nga një vazo në vazon tjetër, sigurohuni që në dhe të keni tretur një aspirinë.

2. Aspirina përshpejton procesin e mbirjes
1 tabletë e gjysmë në 2 litra ujë mund të përmirësojë ndjeshëm mbirjen e fares.

3. Një paste e përgatitur me aspirine mund të mbrojë gjethet e bimës nga kafshimet e insekteve.

4. Ujitja me aspirina përshpejton rritjen e bimëve
Një herë në tre javë tresni një aspirinë në një litër ujë dhe ujisini lulet. Ato do të rriten më të bukura dhe do të lulëzojnë shumë shpejtë.

5. Aspirina ndihmon që lulet e prera të qëndrojnë të freskëta më gjatë
Vendosni një gjysmë aspirine në një vazo me lule të freskëta të prera nga kopshti juaj për t’i ndihmuar ato të qëndrojnë më të freskëta.