10:07 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Mënyra sesi flemë ndikon në plakjen e lëkurës?

Për një shëndet të mirë si në pamje ashtu edhe në brendësi jemi fokusuar më tepër në orët e gjumit.

Sipas mjekëve nëse flemë 8 orë të plota  atëherë kjo është diçka e mirë që ndikon në shëndetin tonë. Por sipas një kërkimi të publikuar nga “Times of India” duket gjithashtu t’i kushtojmë mjaft rëndësi edhe mënyrës sesi flemë për të mos patur probleme me lëkurën aknet dhe rrudhat.

Mënyra më e mirë për të fjetur sipas kërkuesve është që të mbështeteni në kurriz. Nëse flini në një njërin krah do të keni probleme me jastëkun pasi përmban baktere dhe në këtë mënyrë arrijnë të depërtojnë lehtë në lëkurën tuaj.

Ndërkohë nëse pozicioni që jeni mësuar të flini është barkas nuk do e lejoni fytyrën tuaj të marrë ajër duke bërë që të keni akne apo probleme me poret.

Sipas specialistëve ajo çfarë duhet të bëni është të mos i ushtroni presion lëkurës me mënyrën sesi flini. Në këtë mënyrë do të rritet shanset për të shmangur problemet e ndryshme me lëkurën.