23:45 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mënyra si t’i stiloni flokët e vogëlusheve për shkollë

Për ata që janë prindër, kjo është edhe periudha kur rikthehen angazhimet me vogëlushët e tyre që pas pushimeve verore nisin shkollën.

Ato që janë nëna të vajzave e dinë mirë se është pothuajse e pamundur që të gjejnë kohë çdo ditë për t’ia rregulluar vogëlushes së tyre flokët gërsheta ose ndonjë model tjetër.

Por megjithatë, ju mund ta bëni atë të ndihet si princeshë, të paktën kohë pas kohe.

Prandaj po ju sjellim disa stile për rregullimin e flokëve për vogëlushet tuaja gjatë ditëve të javës, kur shkon në shkollë.

Stile të thjeshta, me shumë stil dhe mbi të gjitha shumë të lehta për t’u aplikuar, transmeton Klani.

Në videon e mëposhtme tregohet hap pas hapi mënyra edhe se si t’i realizoni këto stile flokësh për princeshën tuaj.

Jemi të sigurt se do të na falenderoni për lumturinë e saj!