16:38 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Mënyrat më të sigurta për të pastruar telefonin

Të gjithë e dimë më mirë tani më shumë se kurrë se nëse s’pastroni telefonin, atëherë larja e duarve është e kotë

Coronavirusi jeton nëpër sipërfaqe, aq më tepër nëpër ato të ngurta për dy ose më shumë ditë, prandaj duhet treguar kujdes i veçantë, shkruan The Guardian.

Telefonat janë kudo me ne dhe jemi gjithë kohës në kontakt me ta. Ti mund të lash duart pasi ke qenë jashtë, por virusin mund ta marrësh nëse ai është fshehur diku në celularin tënd.

Si t’i lani pa i dëmtuar?

Apple i sugjeron përdoruesve të tij të përdorin alkool 70% dhe ta lënë për 30 sekonda telefonin pa e prekur. Kështu sipërfaqja e celularit dhe anët e tij do të pastrohen nga mikrobet.

Përpiquni t’i shmangni letrat e lagura sepse do të duhet shumë kohë që telefoni të thahet. Përveç kësaj ndikon edhe në funksionimin e telefonit.

Një tjetër zgjidhje është uji dhe sapuni. Sigurisht kjo s’do të thotë ta fusni në ujë me sapun, por bëjeni procesin e larjes përmes një rrobe që s’e përdorni më-leckë.

Pasi të keni fërkuar mirë çdo cep të tij, merrni një tjetër leckë dhe thajeni. Përpiquni t’i lani sa më shpesh të jetë e mundur.

BBC sjell një video ku shpjegon se si mund ta pastroni telefonin në mënyrë të sigurt.

Lena Ciric, një mikrobiologë nga “University College London”, thotë se mund ta pastroni në mënyrë efektive telefonin duke përdorur vetëm sapun të lëngshëm dhe ujë.