14:56 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mënyrat se si rrjetet sociale ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

Rrjetet sociale kanë ndikuar në jetën e thuajse gjithë njerëzve.

Madje njerëzit janë të varur nga këto rrjete sociale. Sidoqoftë, mbështetja njerëzor në rrjetet sociale mund të ketë efekte të ndryshme në shëndetin tonë mendor.

Edhe pse platformat e medieve sociale mund të kenë përfitimet e tyre, duke i përdorur ato shumë shpesh mund t’ju bëjë të ndiheni gjithnjë e më të pakënaqur dhe të izoluar në një afat të gjatë.

Vetëvlerësimi

Ne të gjithë kemi pjesët tona të pasigurive, disa jemi që flasim hapur dhe të tjerë që fjalë ti mbajnë për vete.

Sidoqoftë, duke krahasuar veten me të tjerët në rrjetet sociale duke ndjekur fotografitë e tyre të përsosura në Instagram ose duke qëndruar i/e angazhuar për statuse të ndryshme në Facebook, mund të iu bëjë pak më të zbutur në vetëbesimin e juaj.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Kopenhagës është zbuluar se shumë njerëz vuajnë nga ‘zilia e Facebook-ut’, me ata që nuk frekuentonin përdorimin e faqes duke raportuar se ata ndiheshin më të kënaqur me jetën e tyre, transmeton Indeksonline.

Linja njerëzore

Si qenie njerëzore, është shumë  e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të komunikojmë dhe të krijojmë lidhje personale me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, mund të jetë e vështirë për ta bërë këtë kur jemi në ekrane, duke u bërë më të njohur me miq në rrjetet sociale se sa në të vërtetë.

Stina Sanders, një modele më mbi 100 mijë ndjekës në Instagram, shpjegoi se si rrjetet sociale e bëjnë atë shpesh të ndihet e lënë anash.

Kujtim

Rrjetet sociale mund të jenë të mëdha për të shikuar dashurinë dhe kujtimet, duke menduar se si ndodhën ngjarjet e kaluara.Shpesh ne nuk shijojmë një ushqim, një pamje të bukur të ndonjë vendi duke u munduar së krijuari fotografitë më të mira, për t’i mbajtur kujtim.

Gjumë

Gjumi i mjaftueshëm është me rëndësi të madhe, por rrjetet sociale nuk ua lejojnë një gjë të tillë në shumicën e rasteve.

Ne fokusohemi në telefonat e mençur duke u munduar që të shikojmë gjithçka, shpesh herë duke anashkaluar nevojën për t’u përmbushur me gjumë.

Shëndeti mendor

Jo vetëm që rrjetet sociale janë të aprovuar të shkaktojnë pakënaqësi, por gjithashtu mund të çojnë në zhvillimin e çështjeve medore si ankthi apo depresioni kur përdoren shumë ose pa kujdes./Indeksonline/