18:00 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz EQC vlerësohet me 5 yje në testin e sigurisë

Euro NCAP priti edhe një raund tjetër të testimeve, gjatë të cilit ata testuan shtatë automjete të reja, duke përfshirë edhe Mercedes-Benz EQC.

SUV-i elektrik mori një vlerësim maksimal të sigurisë me 5 yje. Mbrojtja e pasagjerëve të rritur dhe fëmijëve u vlerësua 96 respektvikisht 90 përqind, ndërsa ndihma për sigurinë dhe këmbësorët në 75 përqind.

Edhe një model tjetër i Mercedes u vlerësua me 5 yje. Bëhet fjalë për modelin e ri CLA. /IndeksOnline/