15:03 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz GLS i ri vjen me tiparin “autolarje”

Gjigandi gjerman Mercedes paraqiti përgjigjen e tij ndaj rivalit BMW X7.

Brezi i ri i GLS duket si një version “i rindërtuar” i GLE, por me dizajn të ri.

Ndryshe nga vëllezërit kompaktë, GLS është më i pasur në detajet e trupit të kromit, ndërsa pjesa e prapme e makinës është zbukuruar me drita LED më të holla.

Enterieri ngjason me modelin GLE, i cili kryesisht reflektohet në një panel kontrolli të njëjtë me një ekran të dyfishtë dhe materiale me cilësi të lartë.

Enterieri ofron më shumë hapësirë se kurrë, sidomos në ulëset e pasme, shkruan IndeksOnline.

Konsumatorët do të kenë një përzgjedhje të madhe të njësive të fuqisë, përfshirë sistemin më të fundit hibrid “të butë” me 48 volt, me një njësi SUS me gjashtë cilindra nga GLE.

Sa i përket versioneve të fuqishme AMG, do të ketë një V8 me 4.0 litra me një turbo të dyfishtë dhe të gjitha modelet do të kenë një transmetim automatik me nëntë shpejtësi.

Në mesin e shumë veçorive, GLS i ri ka një tipar të veçantë i quajtur “Car Wash Mode”.

Siç nënkupton emri i saj, ky tipar standard është dizajnuar për të shmangur problemet që automjetet moderne kanë në autolarje dhe për ta bërë më të lehtë makinën për t’u pastruar.

Sapo të aktivizohet ky tipar, pezullimi i makinës automatikisht rritet në pozicion më të lartë, duke siguruar që uji dhe shamponi të futen në të gjitha këndet e saj.

Përvec kësaj, “Car Wash Mode” siguron që xhamat dhe çatija lartë të mbyllen automatikisht, ndërsa fshirëset e xhamit poashtu ndalen përkohësisht (shumë njerëz i harrojnë të ndezura në autolarjet moderne).

Ky tipar poashtu vendos kontrollin e klimës brenda në recirkulim dhe aktivizon kamerën 360 gradë, në rast se keni nevojë për një pamje më të mirë kur hyni në autolarje.

Kur përfundon gjithcka dhe dilni nga autolarja, sapo GLS shkon 40 km/orë, automatikisht ulet në pezullim dhe kthehet në gjendjen standarde.

Sipas raporteve, këtë tipar mund ta aktivizoni me anë të komandës me zë: “Hej Mercedes, aktivizo tiparin autolarje” ./IndeksOnline/