23:37 / E Enjte, 04 Prill 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz hap fabrikën e parë në Rusi

Daimler ka zgjeruar operacionet e saj në Rusi duke hapur fabrikën e tyre të parë.

E vendosur rreth 40 km në veriperëndim të Moskës, fabrika e Moskovisë kërkoi një investim prej më shumë se 250 milionë euro dhe do të krijojë mbi 1,000 vende pune.

Disa zyrtarë të lartë rusë dhe gjermanë, si dhe përfaqësues të Mercedes-Benz, ishin të pranishëm në ceremoninë e hapjes, shkruan IndeksOnline.

Mes tyre ishte edhe presidenti Vladimir Putin, i cili shoqërohej nga Ministri i Tregtisë i Federatës Ruse Denis Manturov dhe Guvernatori i Rajonit të Moskës, Andrej Vorobjov.

Të gjitha makinat e bëra në Moskovia kanë për qëllim ekskluzivisht tregun lokal, ku shitjet e markës gjermane janë dyfishuar gjatë 10 viteve të fundit.

“Tregu rus i automobilave vazhdon të jetë një treg i rëndësishëm për prodhuesit gjermanë të makinave”, tha Altmaier.

“Hapja e fabrikës së parë të makinave Mercedes-Benz në Rusi është një pikë referimi për angazhimin e Mercedes-Benz në Rusi, por edhe për ndërmarrjet gjermane në Rusi.

Në këtë fabrikë Mercedes pritet të prodhoj modelin E-Class si dhe një numër të modeleve SUV. /IndeksOnline/