16:24 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz i jep vulë vitit 2019 me Maybach GLS

Ka kohë që flitet për Mercedes-Maybach GLS dhe më në fund tani është këtu – përveçse debutoi në Shoë Auto Guangzhou në Kinë dhe jo në LA Auto Shoë të Amerikës.

Duke shënuar herën e parë që emblema e Maybach vihet në një model prodhimi që nuk është një S-Class, Mercedes-Maybach GLS 600 4MATIC përfaqëson majën e modeleve luksoze SUV nga Stuttgarti.

Si i tillë, ai mundësohet nga një motor 4.0 litërsh binjake-turb V8 që prodhon 550 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.8 sekonda, derisa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 200 kilometra në orë.

Gjë që nuk është aspak keq për një SUV me 2.5 metra, që ka karrige që ofrojnë masazh si dhe sistem audio që bllokon çdo zhurmë që mund të vijë nga pjesa e jashtme.

Megjithëse këto specifika nuk duket se i kalojnë ato të Bentley Bentayga, niveli i luksit që është në këtë makinë, është ngritur shumë lartë dhe vështirë se mund të krahasohet me ndonjë tjetër.

Dizajni modern i pjesës së jashtme dhe brendësisë, me linja shumë të të mprehta që kanë përfundime të kujdesshme, bëjnë që ky SUV të jetë i ngjashëm me një limuzinë.

Të interesuarit për një Mercedes-Maybach GLS 600, duhet të dinë se kjo makinë nuk vjen lirë, ndërsa pritet të kushtojë rreth 180,500 euro. /IndeksOnline/