22:29 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz ka vendosur ta ndez ‘lojën’ në këto ditë të ftohta

Mercedes GLE Coupe e 2022-ës është parë së fundmi duke u bërë testimet dimërore, e mbuluar nën kamuflazh.

Ka qenë e qartë për vite se modelet me katër dyer si Coupe nuk e kanë ndërmend të largohen. Popullariteti i tyre vetëm sa është rritur, pasi shumë njerëz duket se e vlerësojnë një pamje të mrekullueshme, të paktën po aq sa edhe praktikat e tyre.

Coupe 2020 GLE është në rrugën e saj për t’u zbuluar për publikun gjatë këtij viti, duke u bashkuar me Audi Q8 në një segment që së shpejti do të kompletohet tërësisht, së bashku me gjeneratën e tretë X6 të BMW, shkruan IndeksOnline.

Sa i përket saj se si do të duket në të vërtetë, të gjitha shenjat tregojnë se kjo është më shumë se vetëm një version me çati të pjerrët. . Ajo përmban një grilë masive, fenerë të mëdhenj, një vijë më të këndshme të shpatullave dhe një dizajn të pasmë agresiv.

Gle Coupe do të jetë në dispozicion në versionet 53 dhe 63/63. Me 435 PS (429 kuajfuqi) për të parin dhe rreth 571 PS (536 kuajfuqi) / 612 PS (603 kuajfuqi) për këta të fundit. /IndeksOnline/