22:54 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Mercedes-Benz prezanton modelin e ri CLA

Mercedes-Benz ka zbuluar më në fund në detaje modelin e ri CLA-Class pas videosh të shumta prezantimi nga ana e markës.

Pas prezantimit në CES (Consumer Electronics Show), Mercedes do të zbulojë së shpejti çmimin e makinës.

Gjenerata e re e sedanit do të mbërrijë në fund të 2019-ës. Kur të dalë në shitje, sedani me katër dyer do të jetë i disponueshëm në versionin CLA250.

Makina do të vijë me motor 2.0 litërsh turbocharged me katër cilindra dhe transmetim automatik me shtatë nivele shpejtësie.

Blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin ndërmjet versioneve me sistem drejtimi me të gjitha gomat apo me dy gomat e përparme aktive.

Motori prodhon 221 kuaj fuqi, dhe ka një përmirësim të dukshëm me motorin turbo 2.2 litërsh në sedanin A220 me 188 kuaj fuqi.

Tani për tani, Mercedes nuk ka ofruar shumë detaje mbi performancën e CLA të 2020-ës. Por dimë se shpejtësia e limituar elektronikisht është 209 km/h.

CLA-Class e fundit ka përmasa më të mëdha se gjenerata paraardhëse, por hapësirë të brendshme më të vogël.

Kabina karakterizohet nga dy ekrane 7 inç, njëri për instrumentet dhe tjetri për sistemin e informacionit.

Blerësit mund të zgjedhin ekrane 10.5 inç për një pamje më të mirë.

Një tjetër opsion është kontrolli me anë të gjesteve, i cili lejon drejtuesin e mjetit të seleksionojë me anë të lëvizjeve të dorës.

CLA e 2020-ës vjen me sistemin e ndihmësit aktiv të frenimit. Ky sistem ngadalëson automatikisht shpejtësinë e automjetit për të shmangur përplasjet me automjetet, biçikletat dhe këmbësorët.

Karakteristika të tjera përfshijnë kontrollin e përshtatjes së drejtimit, ndihmësin e ndërrimit të korsisë, ndihmësin për mbajtjen e korsisë, shënjuesin për limitin e shpejtësisë, e të tjera.

Mercedes-Benz CLA, Edition Orange Art, AMG Line, kosmosschwarz // Mercedes-Benz CLA, Edition Orange Art, AMG Line, cosmos black