13:08 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mercedes-Benz S-Class 2021 vjen me një ekran gjigand

Mercedes lansoi sistemin e informimit MBUX dhe paraqiti ekranin gjigand të versionit S-class. Ekrani duket si një nga më të mëdhenjtë në industrinë e automobilave.

Në këtë mënyrë shoferi mund te kontrollojë gjithçka elektronikisht nga radio te klima. Asistenti virtual është më i avancuar se modelet e para dhe ka në fokus inteligjencën artificiale për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj shoferit.

Ky dizenjim qendror dixhital ka zhdukur butonat fizikë dhe është një trend i ri për Mercedecin.