11:19 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / B O

Mercedes-Benz shpërblen punëtorët në Gjermani me nga 1 mijë euro bonus

Për shkak të situatës me Covid-19, prodhuesi Daimler që ka nën pronësi Mercedesin do t’i shpërblejë punëtorët në Gjermani me 1 mijë euro si “bonus për koronën”.

“Për shkak të Koronës, 2020-ta ishte një vit shumë sfidues. Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, kompania gjithmonë ka mund të llogarisë në fleksibilitetin dhe gatishmërinë e forcës sonë punëtore,” ka thënë shefi i personelit të Daimler, ëilfried Porth.

Rreth 160 mijë punëtorë do të marrin këtë bonus, kanë thënë nga kompania Daimler. /IndeksOnline/