23:23 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mercedes Unimog, kamioni që nuk të lë kurrë në baltë

Mercedes-Benz Unimog është padyshim një nga automjetet 4×4 më të mira të të gjitha kohërave.

Me një reputacion të tillë si “shko ku të duash – “bëj çfarë të duash” ne do të dëshironim të shohim se cfarë mund të bëjë versioni më i ri.

Duke parashikuar këtë, Mercedes-Benz ka prodhuar një video që tregon aftësitë mbresëlënëse të Unimog, duke trajtuar të gjitha llojet e terrenit, pengesat dhe sfidat në lartësi.

Ashtu si shumë kamionë dhe automjete tjera të mëdha, është e qartë, madje edhe nga kjo video, se Mercedes-Benz Unimog është “rritur”.

Është më e rehatshme, e përparuar teknologjikisht dhe e civilizuar se kurrë më parë. Ajo që është gjithashtu e qartë, është se Unimog nuk ka kompromentuar aftësinë e pashembullt “off-road” që ka ndërtuar reputacionin e saj. Kudo që të duhet të shkosh, Unimog do të çojë atje. /IndeksOnline/