Mercedes do të fillojë prodhimin e modelit EQC në gjysmën e 2019-ës
Verën e ardhshme Daimler do të fillojë prodhimin e baterive 80 kWh për modelin EQC.
Vetë modeli EQC do të fillojë të prodhohet në gjysmën e 2019-ës, pasi bateritë më parë duhet të transportohen në degen Bremen në Gjermani.
SUV-i i parë elektrik i Daimler ka qenë në fazën e para-prodhimit që nga vera e këtij viti.
Daimler po investon 10 miliardë euro për të prodhuar më shumë se 130 modele të elektrifikuara deri në fundin e vitit 2022, 10 prej të cilave tërësisht elektrike.