23:11 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Mercedes G-Class sfidon gravitetin, kalon nëpër një digë të madhe

Mbi 40 vjet, G-Class është zhvilluar vazhdimisht, duke ruajtur karakterin dhe atributet e saj kyçe. ADN-ja e saj është më e fortë se trendet, duke sfiduar edhe kalimin e kohës, madje edhe gravitetin.

Nëse jeni të dyshimtë për këtë eksperiment nga marka gjermane, Mercedes ka njoftuar se do të publikojë filmimin pas skenave në kanalin e saj në Youtube, më 8 mars 2019.

G 350 D mund të arrijë vende që të tjerët nuk mund të arrijnë, madje as në ëndrrat e tyre më të rralla. Dhe kështu, e çuam atë në digën e Punta Negra të Argjentinës dhe e lamë të shkojë përgjatë murit të digës. Pse? Sepse mund ta bëjë këtë, thuhet në njoftimin e Mercedes-Benz. /IndeksOnline/