16:43 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Mercedes i bën surprizë djalit që po vuan nga një kancer i rrallë

Më 29 prill 2019 pesë vjeçarit Harry Shaë iu dha 1 javë për të jetuar pas një beteje 9 mujore me një kancer të rrallë të kockave. Pavarësisht nga kjo diagnozë terminale, ai ende po lufton për të qëndruar gjallë.

Skuadra e Formula 1, “Mercedez Benz” i ka bërë atij një dhuratë të jashtëzakonshme duka ia plotësuar ëndrrën e kahmotshme.

Skuadra gjermane i ka dërguar bolidin e tyre të garave në vendin ku jeton dhe Harry u pa shumë i gëzuar.

“Ne nuk mund të lejojmë që Harry të vdes pa bërë diçka për t’u përpjekur dhe për të siguruar që Harry-et e tjera të mos kalojnë nëpër të njëjtën gjë. Një nga shprehjet e preferuara të Harry gjatë kimioterapisë ishte: ‘Vetëm le ta bëjmë”, ka shkruar Mercedes.

Mercedes janë kampion në fuqi dhe janë në rrugë të mbarë për ta përsëritur atë pasi konkurenca e tyre nuk është në nivelin e duhur. /IndeksOnline/