13:30 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Mercedes i vitit 1985 në shitje për 50,000 euro

Besoni apo jo, ky old-timer ka kaluar vetëm 10,000 milje dhe është me një fjalë, në një gjendje perfekte.

Si rezultat, ndonëse është e prodhuar shumë vite më parë, kjo veturë është vënë në shitje në internet për hiq më pak se 57,000 dollarë.

Sipas të dhënave, kjo veturë ka një motor V8 me 5.0 litër që prodhon 230 kuaj fuqi.

Një ndërrues të shpejtësive automatik me katër shpejtësi ishte i lidhur me motorin, i cili ishte shumë i rrallë në atë kohë, gjë që e bën këtë makinë edhe më të vlefshme.

Vetura në fjalë nuk ka kaluar nëpër ndonjë modifikim mekanik, por përmban pjesë origjinale të një AMG.

Disa pjesë, siç janë edhe airbagët u shtuan më pas në makinë, pasi ky model nuk përmbante fillimisht pjesë të tilla.

Brendësia është e pabesueshme dhe kur ju uleni në këtë makinë, ju nuk mund të besoni se është prodhuar në vitin 1985.

Tani për tani, askush nuk e ka blerë, por pritet që një adhurues i pasur do të jetë ai që do të blejë këtë veturë.