12:48 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Mercedes lejon mundësinë për të shtuar opsionet pas blerjes së makinës

Nuk ka më brejtje ndërgjegjeje për blerësit e Mercedes. Nëse keni harruar të kontrolloni kutinë e opsioneve që dëshironi që makina juaj të ketë, nuk është kurrë vonë.

Bëhet fjalë për një markë si Mercedes-Benz e cila dëshiron që blerësit e saj të jenë gjithmonë të lumtur. Nëse keni harruar një opsion elektronik për makinën tuaj të re, marka mundohet të eliminojë pendesën tuaj.

Blerësit e modeleve A-Class, B-Class dhe GLE do të jenë të aftë të blejnë radio digjitale, navigim, dhe përditësimet e integrimit të smartfonëve për makinën e tyre. Kjo gjë do të bëhet nëpërmjet ekranit në kryskot.

Pronarëve të këtyre makinave do ju duhet thjesht një llogari Mercedes Me për të blerë opsionet ekstra nga dyqani, i njohur si MBUX. Me vetëm disa klikime ato do të mund të shkarkojnë këto karakteristika që kanë harruar ti porosisin.