22:31 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mercedes përgaditet për largimin e Hamiltonit

Nëse Lewis Hamilton vendos të bashkohet me Ferrarin në sezonin 2021 të Formula 1, atëherë Mercedes është gati të të garoj me shoferët e rinj.

Është raportuar mjaftë shpesh kohëve të fundit që Hamilton do ta lërë Mercedesin dhe të bashkohet me Ferrarin për të mbyllur kështu edhe karrierën e tij në Formula 1.

Kontrata e tanishme e Hamilton skadon pas përfundimit të sezonit të vitit 2020.

Në mesin e shoferëve që Mercedesi ka gjasa t’i marrë në konsideratë për sezonin 2021 nëse Hamilton largohet janë: Sebastian Vettel, Max Verstappen, George Russell, Esteban, Daniel Ricciardo./Indeksonline/.