08:31 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / MSH

Mercedes probleme me frena, tërheq gati 1 milion vetura

Gjiganti gjerman i veturave, Mercedes, është duke tërhequr gati 1 milion makina nga e gjithë bota.

Shkak i këtij vendimi ka qenë shqetësimi mbi problemet me frena, të cilat janë shfaqur në shumë makina të markës në të gjithë botën.

Gjatë fundjavës, kompania tha se do të kontaktojë pronarët e automjeteve, pasi frenat e tyre mund të ndikohen nga “korrozioni i avancuar”.

Tërheqja prek gjithsej 993,407 veutra, ku 70 mijë prej tyre janë në Gjermani.

Mercedes tërhoqi një numër të ngjashëm makinash edhe vitin e kaluar, për një problem sigurie me sistemin e thirrjeve emergjente.

Sipas Mercedes, automjetet që do të tërhiqen janë prodhuar mes viteve 2004 dhe 2015, dhe u përkasin serive ML, GL SUV dhe R.