18:47 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mercedesi dënohet edhe me 1.5 miliardë dollarë për mashtrim të gazrave

Departamenti amerikan i Drejtësisë, Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë ka thënë se Daimleri ka thyer ligjet për ambientin duke e përdorur të ashtuquajturin “mposhtja e pajisjes softuerike”, për të anashkaluar testimin e emetimeve.

Prodhuesi i automjeteve Daimler AG dhe filiali Mercedes-Benz në SHBA u pajtuan që t’i paguajnë 1.5 miliardë dollarë qeverisë amerikane dhe rregullatorëve të shtetit të Kalifornisë për të zgjidhur pretendimet se kanë mashtruar në testimet e emetimeve të gazrave, kanë konfirmuar zyrtarët të hënën.

Marrëveshja, e cila përfshin dënimet civile dhe që ende pret miratimin e gjykatës në Uashington, do t’i kërkojë Daimlerit të rregullojë automjetet që tashmë i ka shitur.

Duke e bërë një gjë të tillë kompania ka shitur rreth 250 vetura dhe furgona ndërmjet 2016-19, me motorë me naftë që nuk i plotësonin standardet shtetërore dhe federale.

Daimler AG duhet të riparojë të paktën 85% të makinave të prekura brenda dy viteve dhe të paktën 85% të furgonave të prekur brenda tre viteve, thanë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë. Kompania gjithashtu duhet të ofrojë garanci të zgjatura për drejtuesit e automjeteve në pjesë të caktuara të automjeteve dhe të kryejë teste të emetimeve në automjetet e riparuara çdo vit për pesë vitet e ardhshme.