08:36 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / B O

Mercedesi i jep vulë vitit 2020, zbulon Maybachun më luksoz ndonjëherë

Mercedes-Benz ka prezantuar limuzinën e saj luksoze më të re, që do të rivalizojë fort me limuzinat e prodhuara nga Rolls-Royce dhe Bentley.

Maybach S-Class është ideuar për diplomatët dhe biznesmenët miliarderë që duan të udhëtojnë në luks dhe qetësi.

Oferta përfshin S580 4Matic të mundësuar nga një motor biturbo 4.0 V8 në formën e një hibridi të butë me një total prej 503 kuaj fuqi.

Një opsion tjetër është mbretëror V12, i cili në edicionin twinturbo jep 621 kuaj fuqi.

Ende nuk ka një çmim zyrtar për këtë superautomjet, por vështirë që të kushtojë më pak se 200 000 euro. /IndeksOnline/