11:38 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / LB

Mercedesi pritet ta “djegë lojen”, prezanton shkurt modelin e ri AMG-GT

Modeli i ri i Mercedesit, Mercedes-AMG GT 2024 do të nis zhurmën rrugëve pas 3 ditësh, me datë 19 gusht.

Por gjiganti i prodhimit të veturave ka lansuar një video të shkurt paralajmëruese të këtij modeli që pritet ta “djegë lojen” në këtë industri, shkruan Indeksonline.

Ky modeli do të ketë motor V8 me sistemin e fuqishëm që tërheqë me të gjitha rrotat. Mercedes AMG-GT do të përdor sistemin hibrid me 381 kuaj fuqi.

Gjiganti nuk ka dhënë më shumë detaje për prezantimin e modelit duke i lënë të gjitha befasi e risi pas 3 ditësh në prezantimin zyrtar./Indeksonline/