14:16 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / L K

Mercedesi tërheq 250 mijë makina, ka një gabim në siguresë dhe mund të digjen!

Mercedes-Benz ka tërhequr rreth 250,000 automjete në mbarë botën. Modelet e prekura kanë një problem me siguresën i cili mund të shkaktojë djegien e veturës.

Modelet AMG GT, C-Class, CLE, E-Class, EQE, EQS, GLC, S-Class dhe SL nga viti 2023 janë të prekura nga ky gabim, shkruan Indeksonline.

Si masë paraprake, pjesë të caktuara të automjeteve të prekura do të ndërrohen.

Kushdo që e dërgon veturën në servis të Mercedesit, rreth 5 orë kushton procesi i ndërrimit të siguresës. Puna është falas për klientët.

Nga tërheqja është prekur edhe Mercedes-Benz AMG GT i prodhuar në vitin 2023./Indeksonline/