14:13 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / A. A

Mërgim Berisha drejt transferimit në Serie A te klubi i njohur

Mërgim Berisha është duke kaluar formën më të mirë në karrierë si futbollist.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 12 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat. Sampdoria është në negociata me Salzburgun për transfermin e Berishës.

Sipas Tuttomercatoweb-it, ekipi austrik po kërkon 7 milionë euro, transmeton Indeksonline.  

22-vjeçari është pjesë e Kombëtares U21 të Gjermanisë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, muajin e kaluar kishte deklaruar për Indeksonlinen, se Berisha do të luajë në Kampionatin evropian me shpresat e Gjermanisë, pastaj do të bëjë zgjedhjen midis Kosovës dhe Gjermanisë.

/Indeksonline/