Mergim Berisha ia ka marrë dorën, ekipeve të Championsit s’po ua pyet orën

Salzburgu ka kaluar në epërsi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Lokomotivës së Moskës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mergim Berisha në minutën e 28-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Ai realizoi nga afërsia për t’i krijuar epërsinë skuadrës së tij.
Ky është goli i tretë i tij në Ligën e Kampionëve dhe i teti në këtë sezon. /IndeksOnline/