22:07 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Mërgim Berisha ja bën si në Sony Playstation, shënon gol “R1+katror”

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha ka shënuar një super gol për skuadrën e tij Salzburg në ndeshjen kundër Strum Graz, e cila përfundoj me rezultat 1:3 në të mirë të këtyre të fundit.

Në minutën e 86-të, Berisha pranoj një passim të mirë jashtë zonës, dhe lansoj një projektil duke mos I lënë asnjë mundësi portierit, transmeton Indeksonline.

Berisha është duke kaluar në formë tejet të mirë këtë sezon, si në Ligën e Austrisë edhe në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/