Mërgim Berisha merr notën më të lartë në karrierë, 9.6

Mërgim Berisha pati një paraqitje brilante të dielën kundër Rapit Wienës, duke regjistruar 4 asistime në fitoren 4-2.
Faqja e njohur për statistika “SofaScore” përveç që e ka zgjedhur në formacionin më të mirë të javës, e ka vlerësuar me notën 9.6.
Ky është notimi më i lartë që ka marrë në karrierë 22-vjeçari.
Në këtë edicion, Berisha ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime në Bundesligë.
/Indeksonline/
